Reagon edhe ambasada e Italisë: Kërcënimet ndaj policëve serbë duhet të ndalen menjëherë
Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar pas kërcënimeve ndaj policëve të rinj serbë që kanë filluar punën në Kosovë.
Në reagim e kësaj Ambasade thuhet se kërcënimet dhe frikësimet janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.
“Policët e rinj nga komunitetet jo shumicë të Kosovës meritojnë mbështetjen tonë të pakushtëzuar, veçanërisht nga qytetarët e komunave në të cilat janë caktuar. Kërcënimet dhe frikësimet janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Italisë në Ttitter
Kërcënimet kanë ngjallur reagime të mëdha.