Reagon AGK pas sulmit të imamit ndaj ekipit të Insajderit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit të imamit nga Vushtrria ndaj ekipit të Insajderit.
Ky medium, më herët njoftoi se ekipi i tyre është sulmuar gjatë realizimit të një storie.
“Gazetarja, Dijellza Preniqi dhe kameramani Albert Bislimi, janë sulmuar në xhaminë “Sheikh Zayed” nga hoxhë Bedri Halili, pasi kishin shkuar të bisedojnë me të për disa deklarata të publikuara online ku dëgjohet të ketë fyer gratë, duke thënë se nuk duhet të organizohen “dasma për k*rva”.” – thuhet në njoftimin e AGK-së.
Me të kuptuar pyetje, imami ka sulmuar fizikisht gazetaren.
“AGK-ja, e konsideron të rëndë dhe të papranueshëm sulmin fizik ndaj ekipit të gazetarëve, që ka rrezikuar sigurinë e tyre dhe ka penguar zhvillimin e punës profesionale. Përkundër faktit që sulmi ka vazhduar edhe në prezencë të Policisë, imami është liruar pas intervistimit me urdhër të Prokurorit.” – thuhet tutje.
AGK ka bërë thirrje që të hetohet rasti dhe personi të mbahet përgjegjës.