Dita e 13-të e grevës– SBASHK: Kemi presione dhe shantazhe të vazhdueshme, nuk do të ndalemi - NACIONALE

Dita e 13-të e grevës– SBASHK: Kemi presione dhe shantazhe të vazhdueshme, nuk do të ndalemi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nga Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut kanë reaguar ndaj sulmit që dje iu bë kreut të kësaj organizate, Rrahman Jasharajt. Nga SBASHK kanë deklaruar se ditët e fundit ka presione të vazhdueshme ndaj kryetarit të duke u munduar ta shantazhojnë e etiketojnë me postime të rrejshme.

Nga SBASHK thonë se nga Jasharajt dje u tentua që të bëhej një sulm fizik.

“Presionet janë të vazhdueshme edhe nëpër disa komuna, shkolla dhe çerdhe, si nga ana e Qeverisë - rasti i djeshëm i vizitës së Kryeministrit Kurti në Podujevë, ashtu edhe nga një numër i vogël i prindërve me fëmijët e tyre (nxënësit) që tentojnë ta thyejnë grevën”, thuhet në reagim.

“Ju bëjmë apel prindërve që edhe përkundër që numri është i vogël që tentuan me nxënës ta thyejnë grevën me presion ndaj grevistëve, që të heqin dorë nga kjo metodë, sepse në këtë formë në asnjë mënyrë greva nuk mund të ndërpritet. Presionin ta orientojnë drejt Qeverisë duke kërkuar zgjidhje për të filluar punën institucionet arsimore”, thuhet tutje.

Nga Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut deklarojnë se janë duke i përcjell me vëmendje dezinformatat si dhe të gjitha sipas tyre do ti paraqesin pranë organeve të drejtësisë.

“Apelojmë te organet e rendit dhe organet tjera që me vëmendje ti përcjellin rastet si ai i djeshmi ndaj kryetarit Jasharaj dhe tentuesit e prishjes se rendit ti vejmë para organeve të drejtësisë, po ashtu edhe nxitësit të cilët me dezinformata të ndryshme nxisin këto sulme”, thuhet tutje në reagimin e SBASHK-ut

Lajme të ngjashme