Reagimi i Trumpit për luftimet Indi – Pakistan, Gani Geci me koment epik
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas sulmeve të forcave indiane në Pakistan, duke thënë se një gjë e tillë është për keqardhje.
Përderisa tensionet mes dy shteteve aziatike që kanë armë bërthamore janë të larta dhe e kanë shqetësuar komunitetin ndërkombëtar, mijëra kilometra larg tyre, një figurë e njohur në Kosovë mësa duket e ka marrë me më pak seriozitet tërë këtë situatë.
Ish-deputeti Gani Geci, i cili njihet për komentet e tij të pazakonshme, e ka komentuar reagimin e presidentit amerikan ndaj sulmeve indiane në zonën e Kashmirit që kontrollohet nga Pakistani.
Duke komentuar në linkut e lajmit të Nacionales për reagimin e Trumpit, të cilin e publikuam në rrjete sociale, Geci shkroi: “Trumpi paska thanë ishalla e mrama vjen me hajr.”
Këto fjalë, në të vërtetë, janë shprehje e njohur popullore.