Reagimi epik i Ramës kur u pyet për Bashën: “Shh, në këtë orë mos pyesni për të” - NACIONALE

Reagimi epik i Ramës kur u pyet për Bashën: “Shh, në këtë orë mos pyesni për të”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar talljet me deputetin e PD-së, Lulzim Bashen.

Kur është pyetur për të në konferencën e sotme për media, përgjigjja e kryeministrit shqiptar ka qenë epike.

Ai ka kërkua nga gazetari që të këtë orë të mos pyet për Bashën, duke aluduar se ai është gjumë.

Gazetarja: Në këtë mbledhje nuk përmendëm emrin e Lulzim Bashës.

Rama: Sa është ora?

Gazetarja: I ka kaluar ora e gjumit.

Rama: Shhh shhh shhh, nc nc nc. Në këtë orë kurrë mos pyesni për atë njeri. (qesh dhe ngrihet nga karrigia).

Këto reagime, Rama i ka bërë gjatë konferencës për mediat, pasi mbylli takimin 2-ditor ku përcaktoi prioritet e qeverisë për 2024./TCh/.

Lajme të ngjashme