Ratkoceri: Shqiptarët në Maqedoni mund të jenë pjesë e njësisë speciale, inteligjencës
Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Arben Ratkoceri tha se shqiptarët nuk mund të jenë pjesë e disa institucionëve në këtë vënd.
Ratkoceri në Pressing në T7, tha maqedonasit shtetin më të afërt e konsiderojnë Serbinë
“Në sondazhin e fundit në Maqedoni, mbi 70% të maqedonasve, shtetin më të afërt e konsiderojnë Serbinë, mënjeherë mas serbëve vijnë rusët”, tha ai në Pressing, transmeton Express.
Ai tutje njoftoi për diskriminimin institucional të shqiptarëve.
“Ke institucione që shqiptarët nuk mund të futen në njësitë elitare të policisë, në shërbimet sekrete, akademi të shkencave, në universitete, sistemin bankar, financiar, privatizim etj”, u shpreh ai.