Ratifikohet edhe marrëveshja e dytë ndërkombëtare
Deputet e Kuvendit të Kosovës e kanë ratifikuar edhe marrëveshjen e dytë ndërkombëtare.
Me 103 vota për, asnjë kundër dhe pesë abstenime është miratuar Projektligjit nr. 10/L-003 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e parë për „Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër“, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Grupit të Bankës Botërore).