Rasti "Telefonat": Policia jep detaje për aksionin ku u kontrolluan 31 lokacione - NACIONALE

Rasti "Telefonat": Policia jep detaje për aksionin ku u kontrolluan 31 lokacione

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e djeshëm në lokale e telefonave në Prishtinë.

Kontrollet janë kryer në 31 lokacione dhe janë sekuestruar 118 smart phone, 3 tabletë, 11 airpods për shkak të dyshimit për shmangie nga tatimi dhe kontrabandë me mallra

Policia ka bërë të ditur se një lokal është mbyllur për shkak se nuk ishte i regjistruar si biznes.

Raporti i plotë:

SHMANGIE NGA PAGESAT E TARIFAVE DOGANORE OSE TARIFAVE AKCIZORE / KONTRAMANDIM I MALLRAVE / SHMANGIE NGA TATIMI

Prishtinë 07.11.2023. Bazuar në urdhëresën e prokurorisë, janë kryer kontrolle në 31 lokacione (lokale Mobil-Shop), ku janë sekuestruar 118 smart phone, 3 tabletë, 11 airpods për shkak të dyshimit për shmangie nga tatimi dhe kontrabandë me mallra. Një lokal është mbyllur nga inspektorati për shkak se nuk ishte i regjistruar si biznes dhe një lokal është bllombuar për shkak se kishte qenë i mbyllur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.

Lajme të ngjashme