Rasti Pjetër Shala: Dëshmitari i pestë përfundon dëshminë
Dëshmitari i pestë në rastin e Pjetër Shalës sot ka përfunduar dëshmimin e tij pra Dhomave të Specializuar në Hagë.
Gjatë seancës se sotme, ai i është përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes dhe të trupit gjykues, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në dëshminë e tij, dëshmitari ka treguar për trajtimin e tij në shtabin e Kukësit,
Duke iu përgjigjur pyetjeve të kryetares së Trupit Gjykues, Mappie Veldt-Foglia, ai ka thënë se aty silleshin vetëm ata që ishin për urdhër të komandantëve.
Ai nuk ka mundur të tregon se si silleshin të ndaluarit aty.
“Unë si kom pa me duar të lidhura”, ka thënë dëshmitari.
Ndër të tjera, ai ka treguar se të ndalurit aty ishin të përkatësisë shqiptare dhe rome, të cilët dyshoheshin se bashkëpunonin me forcat serbe.
Ai ka thënë se në atë qendër kushtet ishin të njëjta për të gjithë.
“Sikur për personat në ndërtesën numër 1, si për ne, njëjtë kanë qenë, se kur hajshim na bukë edhe ata hajshin”, është shprehur dëshmitari.