Rasti “Panda”, Kurti: 26 vjet pas, shteti i Serbisë vazhdon të fshehë të vërtetën - NACIONALE

Rasti “Panda”, Kurti: 26 vjet pas, shteti i Serbisë vazhdon të fshehë të vërtetën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka rikujtuar sulmin terrorist të Serbisë në kafeterinë "Panda" në Pejë, që ndodhi 26 vjet më parë, gjatë të cilit shërbimet serbe ekzekutuan gjashtë të rinj serbë me qëllim që të akuzonin UÇK-në për krimin.

Në një postim në Facebook, Kurti tha se më 14 dhjetor 1998, regjimi i Millosheviqit ekzekutoi pesë djem të moshave 14, 16, 17, 18 dhe 24 vjeç në përpjekjen e regjimit të Millosheviqit për të justifikuar gjenocidin në Kosovë.

"Më 14 dhjetor 1998, shërbimet serbe ekzekutuan të gjashtë të rinj serbë për të akuzuar rrejshëm UÇK-në si fajtore. “Nuk ka asnjë provë që është kryer nga shqiptarët”, kishte deklaruar Aleksandar Vuçiq në vitin 2013. “Ka shumë gjëra të tmerrshme me të cilat do të na duhet të përballemi, siç është vrasja e serbëve në kafiterinë Panda”, kishte thënë ai. Serbia i vrau gjashtë të rinj serb, të moshave 14, 16, 17, 18 dhe 24 vjeç, në përpjekjen e regjimit të Millosheviqit për të justifikuar gjenocidin në Kosovë." - shkroi Kurti ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme