Rasti në Lipjan, Komandanti i Stacionit Policor: Kam dhënë dorëheqje morale - NACIONALE

Rasti në Lipjan, Komandanti i Stacionit Policor: Kam dhënë dorëheqje morale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi, ka bërë me dije se ka thënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ai ka bërë me dije se këtë veprim e ka ndërmarr për shkak të rastit që ka ndodhur në Lipjan, ku 27-vjeçarin Agon Zejnullahu ka vdekur në duar të Policisë së Kosovës.

Në një prononcim për KALLXO.com, ai ka thënë se dorëheqja e tij është morale.

“Ende nuk jam shkarku, kam dhënë dorëheqje. Po kam bërë kërkesë për dorëheqje, vendimi i ri ende nuk mu ka lëshu, por kam dhënë dorëheqje. Për shkak të zhvillimeve të fundit e kam ofruar dorëheqjen. Realisht zyrtare nuk ka, unë jam ende në pozitën që kam qenë mirëpo kam dhënë dorëheqje morale për shkak të zhvillimeve të fundit dhe pres vendimin e ri”, ka thënë Gashi.

Lajme të ngjashme