Rashiti: Qeveria e ka humb betejën me Sindikatën e Arsimit
Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hulumtimin e politikave, Naim Rashiti, ka komentuar mosmarrëveshjen e Qeverisë me SBAShK-un për grevën në arsim.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me këtë mosmarrëveshje të gjithë po humbin diçka, por më së shumti fëmijët.
“Qeveria e ka humb betejën me Sindikatën e Arsimit, Sindikata po e humb përkrahjen e mësimdhënësve, mësimdhënësit po e humbin besimin e nxënësve dhe prindërve. E fëmijët po i humbin të gjitha. Në fund të gjithë natyrshim kanë me u dorëzu e humb. Disi, mësimi ka me fillu një ditë edhe pse me shumë humbje. Por nëse nuk bëjnë marrëveshje, situatat e njëjta kanë me u përseritë gjatë të njëjtit vit mësimor. Të gjithë humbës sot dhe pas disa muajsh...”, ka shkruar ai.