Rashiti: Qeveria bartë përgjegjësinë, sindikata e ka keqkuptuar të drejtën e grevës
Drejtori Ekzekutiv i Grupit për Ballkanin, Naim Rashiti, ka kritikuar qeverinë dhe sindikatat për grevën në arsim.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar Qeveria bartë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e arsimit, por edhe sindikatat kanë përgjegjësinë e tyre.
Sipas tij, sindikatat e kanë keqkuptuar të drejtën e grevës.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Rashitit:
Qevria barte pergjegjesine per mbarevajten e arsimit, dhe ajo mbetet pergjegjese per cka po ndodh….
Por sindikata nuk mund te vazhdoje greven pa fund. Grevat mbahen nje dite, dy apo tri por jo me jave.
Rraham Jashari &Co e kane keqkuptu te drejten e greves.
Edhe mesimdhenesit duhet t’i dine limitet e greves
Femijet duhet te shkojne ne shkolle te henen!