Rashiq: Mund të jem ministër më i mirë se të tjerët vetëm me dorën e majtë
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i cili u emërua së fundmi nga kryeministri Kurti, në një intervistë për mediumin serv Nova se do të jetë më i mirë se ministrat paraprak, edhe nëse punon vetëm me dorën e majtë.
Rashiq ka deklaruar për mediumin serb Nova se “nëse do të krahasoja çfarë ka ndodhur në ministri dhe çfarë do të ndodhë, mund të them se mund të jem ministër më i mirë se të gjithë ata (paraprakët) dhe vetëm me dorën e majtë” ka thënë Rashiq.
Kujtojmë se emërimin e tij, e kanë kundërshtuar eksponent nga Serbia.