Rashiq: Asociacioni nuk do t’i zgjidhë problemet e serbëve, themeli i shuan institucionet e Serbisë - NACIONALE

Rashiq: Asociacioni nuk do t’i zgjidhë problemet e serbëve, themeli i shuan institucionet e Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nenad Rashiq, ministër i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, ka dhënë një intervistë për Radio Kim.

Në këtë intervistë, Rashiq ka vlerësuar se Asociacioni nuk do t’i zgjidhe problemet e serbëve.

“Prezantohet sikur do të jetë ndonjë institucion që do t’i zgjidhë të gjitha problemet tona, por për mendimin tim nuk është aspak kështu.” – citohet të ketë thënë Rashiq, transmeton Paparaci.

Madje, ai ka thënë se kur të themelohet Asociacioni, atëherë do t’i shuaj të gjitha institucionet e Serbisë në Kosovë.

“Në momentin që ndodh, të gjitha institucionet, jo vetëm disa, por të gjitha institucionet e financuara nga buxheti i Republikës së Serbisë, thjesht do të mbyllen. Disa thonë se metoda më logjike apo supozimi më logjik në këtë rast është që të gjitha ato institucione që tani financohen nga Republika e Serbisë thjesht të transferohen në atë institucion që më vonë mund të quhet Asociacion i komunave serbe dhe kështu t'u jepet mundësia që ato të mund të veprojnë në rrugë ligjore për institucionet e Kosovës nën kujdesin apo patronazhin, siç është në këtë rast të Asociacionit.” - ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme