Raportohet zhdukja e një personi në Gjakovë - NACIONALE

Raportohet zhdukja e një personi në Gjakovë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Një grua në Gjakovë ka raportuar zhdukjen e bashkëshortit të saj, i cili sipas Policisë është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 9 maj, ndërsa personi ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë.

Policia ka bërë të ditur se personi i zhdukur dyshohet të jetë përdorues i substancave narkotike.

“Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme