Raportohet se stilisti Valdrin Sahiti ka dorëzuar pasaportën diplomatike në MPJ
Stilisti Valdrin Sahiti e ka dorëzuar pasaportën diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme më datë 26 prill të këtij viti.
Kjo është konfirmuar për Klankosova.tvnga zyrtarja për media nga Ministria e Jashtme e Kosovës, Qëndresa Fazliu.
E njejta ka thënë se pasaporta diplomatike e z.Sahiti është pa vleftësuar.
“z.Sahiti ka dorëzuar në MPJD pasaportën diplomatike me datë 26.04.2023.Të njëjtit me kërkesë të tij, i është pa vleftësuar pasaporta diplomatike”, ka thënë Fazliu.
Tutje ajo ka theksuar se nuk kanë marrë asnjë raport zyrtar nga Turqia për arrestimin e tij, siç ishte raportuar në media.
”Gjithashtu ju njoftojmë se deri tani, MPJD nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga autoritetet turke, lidhur me raportimet e mediave për ndalimin a arrestimin e z. Sahiti në shtetin turk”, /Klankosova.tv.