Raportohet se Sanduloviq po dërgohet në burgun e Nishit, përkundër gjendjes së rëndë shëndetësore - NACIONALE

Raportohet se Sanduloviq po dërgohet në burgun e Nishit, përkundër gjendjes së rëndë shëndetësore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane në Serbi, që dy ditë është kryetemë në mediet kosovare, pasi u rrah brutalisht në Serbi, pasi vizitoi varrezat e familjes Jashari në Prekaz, ku kërkoi falje për krimet e kryetara nga shteti serb në Kosovë.

Në profilin e Sanduloviqit në rrejtin social “X”, është publikuar një video, ndërsa në mbishkrim theksohet se Sanduloviqi po dërgohet në burgun e Nishit nga Beogradi, përkundër gjendjes së rëndë shëndetësore.

“Rrugës për në Nish... Kryetari i Partisë Republikane, Nikolla Sanduloviq, në gjendje të rëndë shëndetësore, pa marrë parasysh kërkesën e mjekut që të mos transportohet nga Beogradi... me furgon të burgut po transportohet në Prokurorinë e Nishit.

..që terrori i autoriteteve serbe të vazhdonte...” – shkruhet në profilin e Sanduloviqit në “X”.

Lajme të ngjashme