Raportohet se Rusia ka sulmuar dy universitete në Ukrainë, dalin pamjet
Guvernatori i Mykolaiv-it, Vitaly Kim, ka thënë se dy universitete të këtij vendbanimi janë sulmuar nga forcat ruse të premten në mëngjes.
“Sot, terroristët rusë sulmuan dy universitetet më të mëdha në Mykolaiv. Të paktën dhjetë raketa. Tash, ata e sulmojnë arsimin tonë. Kërkoj nga universitetet e të gjitha vendeve demokratike që ta cilësojnë Rusinë ashtu siç është në të vërtetë – terroriste”, shkroi Kim në Tëitter.
Në postim u publikua edhe një video ku shihen ndërtesa të bombarduara dhe tym i madh duke dalë nga to.
Today russia-Terrorist attacked 2 biggest Universities in Mykolayiv. At least 10 missiles. Now they attack our education. I’m asking Universities of all democratic countries to claim russia what it is really is- the Terrorist pic.twitter.com/VNiRxNbT89
— Віталій Кім / Vitaliy Kim (@vitalij_kim) July 15, 2022