Raportohet se Radojiçiq e ka rrahur Spiriqin, ky mbetet në gjendje të rëndë - NACIONALE

Raportohet se Radojiçiq e ka rrahur Spiriqin, ky mbetet në gjendje të rëndë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Milan Radojiçiq i Listës Serbe, i dyshuar për disa vepra kriminale, dyshohet se ka rrahur kryetarin e komunës paralele të Mitrovicës së Veriut, Aleksandër Spiriq.

“RTV Dukagjini” raporton se Spiriq është rrahur “brutalisht” nga Radojiçiq.

Ky medium, duke cituar burime tutje raporton se Alekandër Spiriq është dërguar në mallet e Kapounikut dhe është rrahur atje.

Po ashtu, thuhet se ngjarja ka ndodhur për shkak se Spiriq është dyshuar nga Radojiçiq që ka bërë keqpërdorim të fondeve dhe është takuar me persona që nënkryetari i Listës Serbe i konsideron “të dyshimtë”.

Mes tjerash thuhet se Spiriq po trajtohet në një spital në Serbi dhe se është në gjendje të rëndë.

Lajme të ngjashme