Raportohet se Policia po zhvillon aksion në pronat e “Llepotës” në Kosovë - NACIONALE

Raportohet se Policia po zhvillon aksion në pronat e “Llepotës” në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës raportohet se po zhvillon një aksion pranë pronave të Astrit Mehmetit, të njohur si Llepota.

“Gazeta 10” raporton se aksioni po zhvillohet tek shtëpia dhe lokalet e tij.

Veç kësaj, tutje thuhet se janë konfiskuar edhe gjëra të ndryshme, derisa janë postuar edhe pamje nga vendi që thuhet se është shtëpia e tij.

Ndërkohë, Mehmeti para pak viteve dyshohej se ishte përfshirë me armë zjarri në një prej klubeve të natës në kryeqytet.

Lajme të ngjashme