Raportohet se policia po kryen kontrolle në një fabrikë në Bërnjak, i pranishëm edhe Sveçla
Policia e Kosovës raportohet se është duke kryer kontrolle në objektin e fabrikës së vidave në Bërnjak.
Mediumi “Tëvë1” raporton se patrullat e policisë janë vendosur pranë fabrikës.
I pranishëm, thuhet se është edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjë që sipas tyre, është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.
“E kemi kontrolluar këtë objekt disa herë, sot kemi shkuar përsëri, është prezent edhe ministri, Xhelal Sveçla, po shqyrtohet nëse ky objekt i takon AKP-së.” – citohet se ka thënë ai.