Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës, nisin hetimet për zbardhjen e rastit
Një zyrtar i Policisë së Kosovës raportohet se është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.
Duke iu referuar informacioneve të Policisë së Shtetit, televizioni Abc News ka raportuar se rreth orës 08:25 është konstatuar i pajetë një shtetasi 35-vjeçar, banues në Prizren.
Sipas këtyre informacioneve, bëhet fjalë për një polic kosovar, i cili ka qenë i angazhuar në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.
Televizioni ka treguar se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.