Raportohet se “një grup shqiptarësh” kanë rrahur studentë serbë në Itali
Mediat serbe duke cituar Minsitrinë e Arsimti të Serbisë kanë shkruar se “një grup shqiptarësh” në Venecia “kanë rrahur një grup studentësh serbë në ekskurizon”.
Sipas raportimeve të mediave serbe rrahja ka ndodhur në një plazh pranë një hoteli.
Thuhet më tej se njëri nga studentët ka marrë plagë në kokë ndërsa një tjetër dyshohet të ketë thyerje të brive.
Për një sulm të tillë nuk është raportuar ende në mediat italiane.