Raportohet se një 68-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në plazhin e Velipojës
Një 68-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasditen e së hënës, 7 shtator, teksa ndodhej në plazhin e Velipojës, ka raportuar Euronews Albania.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:15 në zonën e njohur si “Plazhi i Vogël”. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, viktima, i identifikuar me inicialet S. B., dyshohet se ka pësuar atak kardiak gjatë kohës që po lahej në det.
Pavarësisht ndërhyrjes për t’i ardhur në ndihmë, 68-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Shërbimet përkatëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për të përcaktuar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e vdekjes.