Raportohet se Koreja e Veriut ka hedhur një predhë të paidentifikuar - NACIONALE

Raportohet se Koreja e Veriut ka hedhur një predhë të paidentifikuar

5 orë më parë

nga NACIONALE

Koreja e Veriut hodhi një predhë të paidentifikuar drejt lindjes, raportoi të mërkurën agjencia e lajmeve “Yonhap”, duke e cituar ushtrinë e Koresë së Jugut.

Hedhja e predhës së paidentifikuar vjen në kohën kur Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara planifikojnë që të zhvillojnë ushtrime të përbashkëta ushtarake nga 17 deri më 27 gusht për t’u përgatitur kundër kapaciteteve bërthamore dhe të armatimit të Koresë së Veriut, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Më herët këtë muaj, Koreja e Veriut hodhi një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt detit, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut.

Lajme të ngjashme