Raportohet se katër kosovarë kanë vdekur në vendin e punës në Vjenë - NACIONALE

Raportohet se katër kosovarë kanë vdekur në vendin e punës në Vjenë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Katër kosovarë raportohet se kanë vdekur pas një incidenti në Vjenë të Austrisë, ku gjatë punimeve të betonit, janë thyer skelet dhe kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër.

Sipas Klan Kosova, familjarë të viktimave kanë shkruar nëpër rrjete sociale në lidhje me këtë rast.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me 3 shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Lajme të ngjashme