Raportohet se ka përfunduar autopsia e trupit të Faton hajrizit - NACIONALE

Raportohet se ka përfunduar autopsia e trupit të Faton hajrizit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Raportohet se ka përfunduar obduksioni i trupit të Faton Hajrizit.

“Klan Kosovaduke cituar burime raporton se autopsia është kryer në orën 16:00 dhe trupi i pajetë pritet t’i dorëzohet familjes.

Ndërkaq, trupi i Faton Hajrizit ka mbërritur sot në orët e para të ditës në Kosovë, pasi u vra para pak javëve në Serbi.

Pas hyrjes në Kosovë në kufitare në Merdare, avokati i Familjes Hajrizi, Arianit Koci, kishte bërë me dije se trupin ia ka dorëzuar institucioneve të Kosovës.

Unë kam premtuar se do ta sjell trupin. Misioni ka përfunduar mirë. Jam shumë i lodhur, s’mund ta zgjasë shumë. Trupi i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore, prokurorit dhe Policisë së Kosovës. Ata vazhdojnë tash me procedurat e mëtutjeshme.” - ka thënë Koci.

Ndërkohë, edhe familja e Hajrizit kanë identifikuar trupin e tij.

Lajme të ngjashme