Raportohet se ka dhënë dorëheqje zv/guvernatorja e BQK-së, Nora Latifi-Jashari
Situata në Bankën Qendrore të Kosovës vetëm po shkon duke u përkeqësuar.
Pasi ka mbetur tash e disa javë pa guvernator, po raportohet se ka dhënë dorëheqje edhe zv/guvernatorja, Nora Latifi-Jashari.
Infoksu ka raportuar për dorëheqjen e Latifi-Jasharit, por për arsyet ende nuk dihet asgjë.
Nacionale ka raportuar gjatë tërë koëhs për zhvillimet në BQK.
Atje, u emërua U.D Guvernator ish-kandidati i VV-së për deputet, Bashkim Nurboja.