Raportohet se Izraeli i mashtroi komandantët iranianë për t’u mbledhur para sulmit - NACIONALE

Raportohet se Izraeli i mashtroi komandantët iranianë për t’u mbledhur para sulmit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një zyrtar i lartë izraelit i sigurisë i tha televizionit “Fox News” se Izraeli me sukses i mashtroi oficerët e lartë ushtarakë të forcës ajrore iraniane për t’u mbledhur në një takim para një sulmi të shënjestruar ndaj qendrës nëntokësore të komandës të Rojave Revolucionare.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, tha se përmes këtij sulmi u eliminuan shumica e udhëheqësve të forcës ajrore të Rojës Revolucionare, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Sipas zyrtarit të lartë izraelit, sulmi ishte edhe më efikas sesa që pritej, pasi forcat izraelite shkatërruan edhe sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa balistike që besohej se ishin caktuar për t’u përdorur kundër Izraelit.

Çka raportuam më herët?

Së paku 20 komandantë të lartë iranianë, përfshirë komandantin e Forcës së Aerohapësirës të Rojave Revolucionare të Iranit, Amir Ali Hajizadeh, u vranë nga sulmet izraelite ndaj Iranit të premten, i thanë agjencisë dy burime rajonale.

Se Hajizadeh është vrarë tha edhe ushtria izraelite. Në njoftim thuhet se bashkë me këtë oficer u vranë edhe komandantë të tjerë në një qendër nëntokësore të komandës, ku ishin mbledhur për të përgatitur një sulm kundër Izraelit, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Qendra e komandës u godit nga aeroplanët luftarakë, tha ushtria izraelite.

Në mesin e oficerëve të lartë që u vranë ishin komandantët e njësitit të dronëve dhe njësitit të mbrojtjes ajrore në Rojat Revolucionare, sipas ushtrisë izraelite.

Lajme të ngjashme