Raportohet se Gjykata e ka refuzuar ankesën e Kurtit për gjobën prej 250 eurove - NACIONALE

Raportohet se Gjykata e ka refuzuar ankesën e Kurtit për gjobën prej 250 eurove

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka refuzuar ankesën e Kryeministrit Albin Kurtit për gjobën prej 250 euro.

Kjo gjobë Kurtit iu shqiptua për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore.

Kështu kanë bërë të ditur burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Qeverisë.

Lidhur me atë nëse kanë pranuar vendimin e Themelores dhe në rast se e kanë kryer pagesën e gjobës, ky medium tha se ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.R

Lajme të ngjashme