Raportohet se është arrestuar zv/sekretari i Ministrisë së Mjedisit, Izedin Bytyqi
Zv/sekretari i Ministrisë së Mjedisit, Izedin Bytyqi, është arrestuar.
Kështu po raporton Albanian Post dhe Paparaci, duke u thirrur në burimet e veta.
Arrestimi vjen pas bastisjes në këtë ministri, lidhur me dyshimet për faljen e borxheve ndaj kompanive që merren me ujë.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se janë të dyshuar dy persona.