Raportohet se Doarsa Kica-Xhelili ka dhënë dorëheqje nga Lista Guxo
Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka dhënë dorëheqje nga Lista Guxo. Kështu ka raportuar sot gazeta Paparaci, bazuar në burimet e veta.
Nacionale ka tentuar të marrë një qëndrim nga deputetja Kica-Xhelili, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.
Gazeta ka kontaktuar edhe me deputetët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli e Burim Meta, por që asnjëri nuk kanë qenë të qasshëm.
Ky raportim vjen pak ditë pasi shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kishte thënë se disa deputetë do të largohen nga grupi parlamentar i VV-së.
Pakënaqësi janë vërejtur edhe tek deputeti tjetër i VV-së, Haki Abazi.