Raportohet se do të japë dorëheqje komandanti i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi
Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Gjeneral Lejtënant Herzi Halevi, e ka njoftuar ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, se synon të japë dorëheqje më 6 mars.
Në një deklaratë, Halevi thotë se do të largohet nga ushtria pas “njohjes së përgjegjësisë sime për dështimin e Forcave Mbrojtëse të Izraelit më 7 tetor [2023] dhe në një pikë në kohë kur Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë regjistruar arritje domethënëse dhe janë në procesin e zbatimit të një marrëveshjeje për t’i liruar pengjet”, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Halevi thotë se deri më 6 mars do t’i kompletojë hetimet për sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023 dhe do ta përgatisë ushtrinë për sfidat e së ardhmes.
“Unë do t’ia dorëzoj zëvendësuesit tim komandën e Forcave Mbrojtëse të Izraelit në mënyrë të plotë dhe me cilësi të lartë” – shtoi ai.
Nga sulmi i udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 u vranë rreth 1.200 njerëz, ndërsa përafërsisht 250 të tjerë u morën peng, sipas shifrave të autoriteteve izraelite.