Raportohet për vrasje në Majac të Podujevës, policia speciale e Kosovës në vendngjarje
Raportohet se një grua ka vrarë një person dhe plagosur dy të tjerë në fshatin Majac të Podujevës.
Sipas "sinjalit" një person ka vdekur dhe dy tjerë janë plagosur.
Ndërsa e dyshuara raportohet të jetë një grua 30 vjeçare.
Sipas informacioneve, e dyshuara është gjetur e plagosur rëndë, pasi dyshohet se kishte tentuar t’i marrë jetën vetes pas kryerjes së krimit.