Raportohet për vdekjen e të riut pas shembjes së kranit në Prishtinë
Një 20-vjeçar ka vdekur pas shembjes së një krani në një vendpunishte në rrugën A, në Prishtinë.
Sipas raportimit të të Klankosova.tv, nga incidenti dy persona mbetën të bllokuar nën rrënoja. Ata u nxorën dhe u transportuan për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Për rastin është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë së Kryeqytetit, Enis Pllana, i cili konfirmoi se personat e lënduar kishin marrë trajtim mjekësor.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Pllana.
Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e incidentit.