Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Hajvali
Policia ka bërë të ditur se në rrugën ”Brigada 153″ në Hajvali ka pasur të shtëna me armë.
Xdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se nuk ka pasur të lënduar si pasojëve.
Ai gjithashtu bëri të ditur se rasti është nën hetime.
“Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identitetit të të dyshuarve të përfshirë në rast, ndërkohë që po vijon dhe puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Borovci për Klankosova.tv