Raportohet për shpërthim në Varagë të Zubin Potokut, dëmtohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit - NACIONALE

Raportohet për shpërthim në Varagë të Zubin Potokut, dëmtohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një shpërthim i fuqishëm, sipas “Kosova Press”, është dëgjuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Mediumi raporton se është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin.

"Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin.” – citohet se ka thënë Elshani.

Po ashtu, raportohet se uji ka nisur të rrjedhë nga kanali në mënyrë të pakontrolluar.

Lajme të ngjashme