Raportohet për pesë të vrarë nga sulmet ruse në jug të Ukrainës - NACIONALE

Raportohet për pesë të vrarë nga sulmet ruse në jug të Ukrainës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmet ajrore ruse lanë të paktën pesë të vrarë natën e kaluar, 19 të lënduar, përfshirë pesë fëmijë, si dhe shkaktuan zjarre në disa ndërtesa në jug të Ukrainës, thanë të hënën guvernatorët rajonalë.

Katër njerëz u vranë në rajonin Mykolaiv, ndërsa një tjetër në rajonin Zaporizhia, ku një ndërtesë banimi u shkatërrua, thanë në rrjetin “Telegram” guvernatorët rajonalë, raporton agjencia “Reuters”.

Në mesin e të lënduarve në Zaporizhia ishin pesë fëmijë të moshës 4 deri në 17-vjeçare. Agjencia “Reueters” nuk mundi t’i vërtetonte raportimet në mënyrë të pavarur. Nuk pati koment të menjëhershëm nga Rusia.

Të dyja palët mohojnë së vënë në shënjestër civilë, por mijëra njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, shumica dërrmuese ukrainas.

Rajonet Mykolaiv dhe Zaporizhia dhe shumica e gjysmës lindore të Ukrainës kanë qenë nën alarme që aktivizoheshin e çaktivizoheshin për sulme ajrore dhe nën rrezikun e sulmeve ruse me dronë për pjesën më të madhe të natës, duke filluar rreth orës 19 e 30 minuta të së dielës, sipas të dhënave nga forcat ajrore ukrainase.

Lajme të ngjashme