Raportohet për falsifikim të parave në Prishtinë e Han të Elezit
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfiskuar para të falsifikuara në Prishtinë dhe në Han të Elezit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Prishtinë janë raportuar dy raste, ndërsa në Han të Elezit një.
Sipas njoftimit, thuhet se policia në Prishtinë ka konfiskuar 150 euro dhe se rasti është në procedurë hetimore.
Në anën tjetër, edhe në Han të Elezit kanë raportuar për falsifikim të parave. Nuk bëhet e ditur shuma.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë deponuar para të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”- thuhet në raportin e policisë.