Raportohet për dhjetë të vrarë në Gaza, përfshirë një 10-vjeçar - NACIONALE

Raportohet për dhjetë të vrarë në Gaza, përfshirë një 10-vjeçar

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një sulm izraelit dhe zjarri i armëve të forcave izraelite lanë të vrarë të paktën 10 palestinezë, përfshirë një djalë 10-vjeçar, dhe një oficer të lartë policor të Hamasit, të martën në Rripin e Gazës, thanë zyrtarët shëndetësorë dhe policorë në Gaza.

Mjekët thanë se 10-vjeçari Muataz Abu Shaar u qëllua të martën nga armët izraelite në qytetin Rafah, në jug të Gazës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në Jabalia, në veri të enklavës, një sulm ajror izraelit ndaj një pike të forcës policore të udhëhequr nga Hamasi la të vrarë të paktën shtatë njerëz, përfshirë një grua, dhe disa të tjerë u plagosën, thanë mjekët dhe zyrtarët policorë.

Ministria e Brendshme, e udhëhequr nga Hamasi, tha në një deklaratë se në mesin e të vdekurve ishte kreu i forcës policore në Jabalia bashkë me oficerë të tjerë.

Lajme të ngjashme