Raportohet për aksion të policisë në veri kundër lojërave të fatit dhe skemave piramidale
Gazeta “Paparaci” raportoi për një aksion që policisë kosovare në Zubin Potok.
Aksioni, siç raportohet, ka shënjestruar tre lokacione ku dyshohet të zhvillohen lojëra të fatit dhe skema piramidale.
Veton Elshani, Zëvendës Komandant për rajon të veriut, e ka konfirmuar zhvillimin e aksionit të policisë por nuk ka zbuluar më shumë detaje.