Raportohet i zhdukur një i mitur në Gjilan
Një i mitur është raportuar i zhdukur në Gjilan. Sipas njoftimit të Policisë, më 2 janar 2026, rreth orës 14:40, në rrugën “Lufta e Gjilanit”, një qytetar ka lajmëruar se djali i tij i mitur është larguar nga shtëpia dhe aktualisht nuk dihet vendndodhja e tij.
Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për gjetjen e të miturit. Rasti është në procedurë hetimore.