Raportohen tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Raportohen tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy raste janë raportuar në Obliq, një në Prishtinë, ndërsa në Gjakovë është arrestuari i dyshuari për dhunë në familje.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Obiliq 28.10.2023 – 01:00. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Prishtinë 18.10.2023-12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ofenduar dhe kanosur bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Obiliq 18.10.2023-18:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 06.10.2023-12:35. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme