Raportohen 19 raste me COVID-19, IKShPK del me disa rekomandime - NACIONALE

Raportohen 19 raste me COVID-19, IKShPK del me disa rekomandime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Kombëtare i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se janë regjistruar 19 raste të reja me COVID-19.

Sipas IKShPK-së rastet e reja janë raportuar në periudhën e fundit dy javore, që nga data 10 deri më 23 korrik.

Sipas njoftimit asnjë rast i vdekjes nuk është raportuar nga COVID-19, ndërsa grupmosha më e prekur në këtë rast është 30 deri në 39 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Përditësim rreth COVID-19

Më 5 maj 2023, OBSH e ka deklaruar fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore. Megjithatë, vende të ndryshme të botës dhe kontinentit evropian kanë regjistruar së fundi raste të reja të COVID-19, ndonëse intensiteti i tyre nuk ka reflektuar me rritje të shtrimeve në spitale apo ngarkesa të tjera të theksuara shëndetësore.

Autoritetet shëndetësore si masë kujdesi rekomandojnë praktikimin e masave parandaluese si mënyrën më të thjeshtë për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, duke përfshirë infektimin, format e rënda të sëmundjes, shtrimin në spital apo edhe vdekjen.

Në Kosovë, në periudhën dy javore 10 - 23 korrik janë raportuar 19 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes me COVID-19. Rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur.

Hapat që mund të ndërmerrni për të mbrojtur veten dhe të tjerët përfshijnë:

Praktikimin e higjienës së mirë personale dhe kolektive

Qëndrimin në ajër të pastër

Kërkimin e kujdesit shëndetësor për testim ose trajtim nëse keni shenja apo faktorë rreziku për sëmundje të rëndë

Vaksinimi me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e zgjatur

Përditësimin me informacione rreth situatës me COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera

Lajme të ngjashme