Raportin i progresit: Kosova me vlerësime dhe kritika
Komisioni Evropian siç raporton Radio Evropa e Lirë ka përpiluar raportin e progresit për Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor e i cili pritet të miratohet me 12 tetor.
Sipas draftit që ka siguruar të Radio Evropa e Lirë, thuhet se ky komisioni thekson se në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka pasur ndikim ndryshimi i rrethanave globale, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ndërkohë që merret në mënyrë të veçantë me situatën ekonomike atje, zbatimin e planit evropian për investime në Ballkanin Perëndimor, agjendën e gjelbër evropiane, planet për prokurim të përbashkët të energjisë dhe përshtatjen e vendeve të këtij rajoni me politikat e BE-së.
Ndërkohë, në draftin e raportit të progresit për Kosovën, vendi veçohet për disa përparime që ka bërë, por, në të shumtën e rasteve, progresi thuhet se ka qenë i kufizuar dhe se duhet të punohet më shumë.
Siç thuhet në raport, Kosova në aspektin politik, vlerësohet për përshtatjen me qëndrimet e BE-së ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë, ndërkohë që thuhet se KE përsërit qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Në draft-raport theksohet edhe pjesa e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ku thuhet se ka pasur takime të rregullta në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve, duke e përmendur edhe takimin më 18 gusht midis liderëve të të dyja shteteve.
“Kosova duhet të angazhohet në mënyrë më konstruktive dhe të bëjë përpjekje të tjera substanciale për implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në të kaluarën, si dhe të kontribuojë në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, për normalizimin e raporteve me Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe kyçe për t’u mundësuar Kosovës dhe Serbisë avancimin në rrugëtimin e tyre përkatës evropian”, thuhet në draftin e raportit që ka parë REL.
Sa i përket agjendës legjislative, Komisioni thekson se “Kosova ka pasur stabilitet politik”, ndërkohë që punën e Kuvendit të Kosovës nuk e vlerëson pozitivisht pasiqë sipas raportit menaxhimi i agjendes legjislative ka qenë i dobët dhe se deputetët kanë abstenuar nga votimi për miratimin e vendimeve.
“Puna e Kuvendit vazhdon të ndikohet negativisht nga atmosfera polarizuese politike dhe vështirësitë për të arritur kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje, përkundër faktit se Qeveria bazohet në një shumicë të fortë”, thuhet në të njëjtin dokument.
Në anën tjetër, sipas këtij dokumenti funksionimi e gjyqësorit, silësohet si “i ngadalshëm, joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndikimeve të panevojshme”, ndonëse sygjerohet që reformat në gjyqësor, të bëhën së pari duke përdorur mjetet ekzistuese për ruajtjen e integritetit, pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor.
“Përkushtimi i Qeverisë që të implementojë në tërësi mendimin e Komisionit të Venecias për vetting-un e gjykatësve dhe prokurorëve, në bashkëpunim të ngushtë me BE-në, është i mirëpritur”, thuhet në draftin e raportit.
Gjithashtu sipas këtij dokumenti konstatohet, se Kosova nuk e ka ratifikuar akoma protokollin plotësues të CEFTA-s, për lehtësimin e tregtisë dhe shërbimeve.
Kosova vlerësohet pozitivisht për aktivitetin kundër radikalizmit dhe ekstremizmit.
Por, si “çështje për shqetësim” përmendet “lirimi i hershëm me kusht i ekstremistëve të dhunshëm”, ndërsa “kërkohet që të ketë më shumë përpjekje rreth rehabilitimit dhe riintegrimit të tyre”.
