Raporti i Progresit kritikon Qeverinë për rastin e Klan Kosovës: Mund të ketë ndikim negativ
Gjatë këtij viti, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve dhe MINT-i hyri në një “betejë” juridike me Klan Kosovën në lidhje me certifikatën e biznesit.
Në lidhje me temën e Klan Kosovës, të cilës çështje Gjykata Komerciale i vendosi masë të sigurisë, ka shkruar edhe Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën.
Në këtë raport, theksohet se ky vendim i ARBK-së mund të ketë ndikim negativ në gjendjen e lirisë së mediave.
“Në qershor, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve pezulloi licencën e biznesit të Klan Kosova, një prej mediave kryesore private. Një veprim i tillë mund të ketë ndikim negativ në gjendjen e lirisë së mediave në Kosovë.” – shkruhet aty në faqen 34.
