Raporti i Policisë: Sekuestron 30 mijë euro mall kontrabande në Pejë
Njësitë e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, ATK-në dhe Doganën e Kosovës, kanë zhvilluar një aksion kundër kontrabandës.
Gjatë kontrollit të një objekti dhe një veture, autoritetet sekuestruan mallra të dyshuara si të kontrabanduara.
Në mesin e tyre janë një iPad, 160 mbushës Apple, 13 telefona iPhone, 13 telefona të markave të ndryshme, dy Apple Watch dhe produkte Samsung.
Sipas Doganës, vlera e mallrave arrin rreth 30 mijë euro.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar me urdhër të prokurorit, ndërsa hetimet për rastin do të vazhdojnë.