Raporti i Dick Martyt: Edi Rama 'kall rrjetin' pas njoftimit për mocionin në Këshill të Evropës
Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ka njoftuar më herët se janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për mocionin për një rezolutë të re mbi atë që ishte miratuar më 2011 për trafikim organesh. Prej atëherë, Rama ka marrë shumë dashuri nga kosovarët.
“Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare,” – shkroi kryeministri Rama si koment për lajmin e dhënë.
“Ju lumtë kryeministër. Vepra se jo llafe!” – shkroi z. A. B.
“Respekte! Me jetë të gjatë. I nevojitesh shqiptarëve dhe mbrojtjes së drejtësisë!” - shkroi Teuta Hadri, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës.
“Bravo kryeministër i Shqiptarisë, respekt!” - komentoi J. Ç.
“Respekt gjigant i Ballkanit,” – shkroi B. O.
“Pas 10 vitesh, Ukraina dhe Zelenskiy do të akuzohen për krime lufte. Politika e Evropës është gjithmonë e njëjtë. Ne e dimë atë të Rusisë.” – shkroi B. K.
“Respekte kryeministër. Duhet të marrë shembull Qeveria aktuale e Kosovës se si mbrohen vlerat e shtetit dhe lufta e drejtëe e UÇK-së.” – shkroi një tjetër B.O.
