Raporti i DASh-it diskutohet në seancën e radhës së Kuvendit, thotë Gashi
Arben Gashi, shef i deputetëve të LDK-së, thotë se në seancën e radhës, Kuvendi disktun raportin e Departamentit amerikan të Shtetit.
“Tema që do të diskutojmë do të jetë e një rëndësie të veçantë, raporti i DASh-it. Ne kemi deklaruar vazhdimisht që qeverisja e Albin Kurtit është një qeverisja që ka disa tendenca: e para kalimi i ligjeve anti-Kushtetuese, tendenca e dytë ka qenë kapja e paligjshme e bordeve dhe agjencive te pavarura që Qeveria është treguar e zonja, dhe treta ka qenë ne vazhdimësi, pengimi i VV që të kryhet një nga funksion kryesor i Kuvendit duke penguar punën mbikëqyrëse të Komisioneve parlamentare. Janë gjashtë Komisione hetimore që punën e tyre e kanë bllokuar”, ka thënë ai.